“Kam një shtëpi me qira, rri dashnorja aty”, përgjimet nga rrjeti i kokainës në Tiranë: 30 po të jap, se një pesëshe kam, do marr paketë

Tirana

“Kam një shtëpi me qira, rri dashnorja aty”, përgjimet nga rrjeti i kokainës në Tiranë: 30 po të jap, se një pesëshe kam, do marr paketë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Të tjera përgjime publikohen nga dosja e të arrestuarve gjatë operacionit “Tempulli” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha janë zbardhur përgjimet, ku persona të autorizuar nga prokurori i çështjes, kontaktonin me shpërndarësit dhe siguronin lehtësisht kokainë.

Në këtë pjesë të dosjes tregohet se si personi me emrin e koduar “Miri” blinte kokainë tek personi i identifikuar si Et’hem Llani.

Më datë 17.11,2023, rreth orës 21 :25, në rrugën e Dibrës, “Miri” Et’hem Llani.

Pjesë nga përgjimet:

(A-Miri, B-Ethem Llani).

A-Ku je….

B-….

A-Ajd se do iki se e kam këtu se e kam këtu mbrapa i shpi me qira.

B-…(Nuk kuptohet).

A-Rri ajo dashnorja aty.

B-Ça je tu bo …

A-Në zo të njofta ça ke bo?

B-….(Nuk kuptohet)

A-Ça thu ti re, po sa ke ….budalla

B-Jo m mduet mu me fol anej m ça thu a keq me fol anej …..

A-Po as un m pranej.

B-Rri te lagjja se skam ça me bo …. me shku ne shpi.

A-….. me pleqt

B-Po.

A-Sa i ke bo?

B-…. (Nuk kuptohel).

A-Sa i ke bo …..

B-….. tridhjet e…

A-Tre pik pesçe, tre pik pesë.

B-Tre pik pesë në lek se kshu janë katër e pak.

1A-Po mir m.

B-… copa

A-Na tridhjet kom për të dhon tashi se s’kom e kom i pesçe me mor paketa.

B-Po mir m mere s’ka gjo.

A-Se di a kshu kur çohesh prej gjumi,

B-Mos e vrit menjen fare

A- Kam pi i note më qerasi i shok.

B-Kur çohesh nga gjumi i ka dhemb koka.

A-E

A-Shifna takohena pim kafe.

B3-Prit a ku po ikën.

A-Eh ai që njeh by**ën e dreqit.

B-…

A-P’o i shitna takohena pim kare

A-..T’u prit letrat, maroj pun me letrat e t’ iki tek familja.

B-Pse je i martum?

A-A the je burr u martum.

B- Bona shaka se nuk e di fare

A- Me rop shpie po

A-Kam çunin 10 vjeç o shok, ika të rujt Zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat