Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërrin në Tiranë

Tirana

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërrin në Tiranë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë. Avioni me të cilin udhëtonte Blinken, është ulur në aeroportin “Nënë Tereza, rreth orës 11:12.

Blinken është pritur në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve.

Diplomati amerikan pritet të qëndrojë deri në 20:00. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si dhe do të mbajë një takim me të rinjtë te Piramida.

ABC News raportoi më herët se diplomati amerikan do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë. Bëhet fjalë për një memorandum mes Shqipërisë dhe SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat