E rëndë në Tiranë! Përdhunoi një të mitur dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 18-vjeçari

Tirana

E rëndë në Tiranë! Përdhunoi një të mitur dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 18-vjeçari

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj.

Gjithashtu sipas policisë, adoleshenti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa një 37-vjeçar, banues në Rubik, A. L., është vënë në pranga pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat