“Avullon” autori i grabitjes së 2 milionë lekëve me armë lodër në Tiranë

Tirana

“Avullon” autori i grabitjes së 2 milionë lekëve me armë lodër në Tiranë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:52
“Avullon” autori i grabitjes së 2 milionë lekëve me armë lodër në Tiranë

Autori i grabitjes së një pike të këmbimit valutor në Tiranë dyshohet e ka arritur të marrë 2 milionë lekë të rinj.

Ky ishte dhe pretendimi i pronarit të biznesit, në dëshminë e dhënë para hetuesve.

Burimet bëjnë me dije e autori, ende i paidentifikuar, fillimisht ka pritur te lulishtja përballë dyqanit dhe në momentin që ka ardhur koha për ta mbyllur, ka hyrë për të bërë grabitjen me një pistoletë lodër.

Më pas ai ka përfituar nga errësira dhe është larguar në rrugicat e lagjes.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat