Zjarr në baraket e romëve në zonën e Kombinatit në Tiranë

Tirana

Zjarr në baraket e romëve në zonën e Kombinatit në Tiranë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit në barakat e komitetit rom në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Zjarri ndodhi si pasojë e një qiriu që kishin ndezur, për shkak se nuk kishte drita.

Më pas nga njëra banesë, sipas banorëve qe jetojnë aty, zjarri është përhapur dhe në 3 të tjera.

Si pasojë e zjarrit 21 persona kanë mbetur jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat