Tiranë/ Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet këmbësore, arrestohet 41-vjeçari

Tirana

Tiranë/ Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet këmbësore, arrestohet 41-vjeçari

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 41-vjeçar është vënë në pranga për vjedhje në Tiranë.

Dyshohet se 41-vjeçari A. P vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.

Ditët e fundit janë dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre nga ky person, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ai ka vjedhur tre celularë dhe një portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat