Një 41-vjeçar është vënë në pranga për vjedhje në Tiranë.
Dyshohet se 41-vjeçari A. P vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.
Ditët e fundit janë dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre nga ky person, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ai ka vjedhur tre celularë dhe një portofol.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.