Një aksident është regjistruar paraditen e së dielës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku në aksident është përfshirë një autobus i linjës së ‘Unazës’.
Shoferit i ka rënë të fikët dhe autobusi është përplasur me një peme dhe motoçikletë të parkuar.
Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt. Autobusi ka pasur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
“Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.