Protestuesit hedhin vezë në godinën e Bashkisë së Tiranës

Tirana

Protestuesit hedhin vezë në godinën e Bashkisë së Tiranës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në protestën e opozitës të zhvilluar sot te Bashkia e Tiranës, nuk kanë munguar tensionet mes policisë dhe protestuesve nga Rithemelimi, të cilët kanë goditur me vezë godinën e Bashkisë.

E pranishme ka qenë edhe e bija e Sali Berishës, Argita Berisha.

Në këtë protestë ajo ka zgjedhur që të çojë mesazhe jo vetëm me deklarata politike, por edhe me bluzën e saj.

“Lironi liderin e opozitës”, shkruhet në bluzën e Argita Berishës.

Ajo është parë shpesh herë në protestat e organizuara në mbrojtje të ish-kryeministrit, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dalja e saj e shpeshtë në media është interpretuar si një drejtuese e re e PD-së që po bëhet gati, mirëpo ajo ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat