Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri: Drejt përfundimit edhe detajimi

Tirana

Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri: Drejt përfundimit edhe detajimi

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:05
Bulevardi i Ri

Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri. Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!

Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. #VetemPerpara”, shkruan Veliaj.

Bulevardi i Ri nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat