Brenda një jave në Tiranë janë arrestuar 28 drejtues mjetesh dhe 6 të tjerë janë vënë nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Përkatësisht:
-17 persona u arrestuan për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
-6 të dehur u arrestuan për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
-2 u arrestuan për drejtim mjeti pa leje drejtimi
-2 për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.
-1 për shkelje të rregullave te qarkullimit, që rezultoi në aksident.
-6 u proceduan për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.
Ndërsa brenda një jave janë vendosur 12.122 gjoba përkatësisht:
-74 për xhama të zinj.
-741 për shpejtësi mbi limitet e lejuara.
-343 për parakalime të gabuara.
-356 për përdorim celulari gjatë drejtimit.
-703 për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-435 për mosvendosje të kaskës.
-556 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
-37 për mosrespektim të ndalesës “Stop”.
-95 për sjellje të gabuar të këmbësorëve në rrugë.
-7,744 për qëndrim të gabuar.
-1,078 të ndryshme.
-63 masa administrative parashikuan pezullim të lejedrejtimit, me opsion konvertimi në gjobë të dyfishtë.
Ndërkohë janë bllokuar 30 automjete, 2 me targa të huaja për verifikim të trafiqeve të paligjshme, 10 për detyrime të pa likuiduara, 4 për mungesë dokumentacioni dhe 14 u spostuan me mjet ngritës.