Protestat për "Dosjen 5D"/ Këshilli Bashkiak Tiranë mblidhet nesër, do të diskutohet rreth kërkesave të këshilltarëve të opozitës

Tirana

Protestat për "Dosjen 5D"/ Këshilli Bashkiak Tiranë mblidhet nesër, do të diskutohet rreth kërkesave të këshilltarëve të opozitës

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:33
Këshilli Bashkiak i Tiranës

Nesër do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestave të tyre përpara institucionit në lidhje me "dosjen 5D".

Mbledhja mësohet se do të zhvillohet nesër në orën 17:00. Gjithashtu është bërë me dije se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.

Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti gjatë ditës së sotme tha se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Ai më tej theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat