Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidroge. Sipas informacioneve janë arrestuar rreth 25 persona.
Në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj.