Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirë në histori

Tirana

Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirë në histori

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:54
Edi Rama- Ali Ahmeti

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e mbajtur në Bashkinë e Tiranës, ku iu dha titulli “Qytetar nderi” politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama e cilësoi Ahmetin si një ndër shqiptarët më të mirë të historisë tonë kombëtare.

Teksa vlerësoi maksimalisht rolin e Ahmetit në përfaqësimin dinjitoz të bashkëkombasve që jetojnë në republikën fqinje, Rama bëri thirje për bashkim mes shqiptarëve dhe dënoi përçarjet.

“Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë tonë kombëtare. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të fuqive të mëdha, dikur që për ta Shqipëria ishte një shprehje e bezdishme gjeografike, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, të cilët deri disa dekada më parë e shihnin shqiptarin si atavizëm të padurueshëm historik në trevat e këtij rajoni provincial mes Lindjes dhe Perëndimit, por edhe për shkak shqiptarësh të këqij që armët e luftës dhe të diplomacisë i përdornin kundër njëri-t jetrit.

Nuk besoj se  një tjetër komb tjetër në Ballkan e ka vuajtur më shumë se sa shqiptarët përçrjen mes veti dhe ma ha mendja se mbi askënd tjetër në këtë lagje, grindjesh, luftrash dhe prabametje historike në mes të Europës nuk ka funksionuar më shumë sundimi përmes përçarjes. Çka ua ka bërë të huajve më të lehtë se sa gjetkë që ta pengojnë subjektivitetin tonë kombëtar të formësohet shtetërisht dhe të afirmohet botërisht, kudo shqiptarët jetojnë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat