Aksident i frikshëm në Tiranë/ Makina e Policisë Rrugore humbet kontrollin dhe përfundon në Lanë

Tirana

Aksident i frikshëm në Tiranë/ Makina e Policisë Rrugore humbet kontrollin dhe përfundon në Lanë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 09:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një aksident i rëndë ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Mësohet se një automjet i Policisë Rrugore, ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në lumin e Lanës.

Teksa mësohet se nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Më automjeti i Rrugores, ka çarë gardhin e hekurave mbrojtës në trotuarin, duke përfunduar në Lanë.

Sakaq, kolegët e dy efektivëve që ndodheshin në makinën e aksidentuar të shërbimit, kanë mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe ka nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat