Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një aksident i rëndë ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shkozës.
Mësohet se një automjet i Policisë Rrugore, ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në lumin e Lanës.
Teksa mësohet se nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.
Më automjeti i Rrugores, ka çarë gardhin e hekurave mbrojtës në trotuarin, duke përfunduar në Lanë.
Sakaq, kolegët e dy efektivëve që ndodheshin në makinën e aksidentuar të shërbimit, kanë mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe ka nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.