Goditet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, e pësojnë keq dy persona

Tirana

Goditet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, e pësojnë keq dy persona

Më: 3 maj 2024 Në ora: 10:25
Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Goditet një ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, ndërsa pas hekurave përfunduan dy persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ET-1” u arrestuan shtetasit me inicialet G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë 19-vjeçari me inicialet A. S., të tre banues provizorë në Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas tjetër i huaj dhe procedohet penalisht një 19-vjeçar, që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat