Ditën e dielë (5 maj) do të rikthehet dita pa makina në kryeqytet. Bashkia Tiranë raporton se kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, si edhe për të bërë një jetë më aktive.
Në qendrën e Tiranës do të organizohen aktivitete nga bashkia, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.
“Rikthehet “Tirana pa Makina”. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera.
Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.