Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, duke thënë se po avancojnë në të gjitha lotet.
Sakaq, ai ka zbuluar se punimet përfundojnë plotësisht në fund të vitit 2024.
“Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotet.
Përfundon plotësisht në fund të këtij viti”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.
Kujtojmë Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 28 kilometra të gjatë. Ky segment do të lehtësojë ndjeshëm trafikun për të hyrë dhe për të dalë nga Tirana, si dhe do të lidhë kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Llogaritet se hyrja dhe dalja nga Tirana për çdo qytetar, lehtësohet me një të tretën e kohës që deri tani, për shkak të mungesës së kësaj vepre, qytetari ishte i detyruar të harxhonte me makinën e tij, për të hyrë dhe për të dalë nga Tirana në drejtime të ndryshme.