“Do ju vrasim me plumb në ballë”, lesbiket që u martuan në Tiranë thonë se u kërcënuan me vdekje

Tirana

“Do ju vrasim me plumb në ballë”, lesbiket që u martuan në Tiranë thonë se u kërcënuan me vdekje

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:17
Eda dhe Alba

Dy gratë që u martuan pak ditë më parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kanë treguar kërcënimet që kanë marrë në rrjete sociale.

Eda dhe Alba treguan se në shkurt të këtij viti teksa po pinin kafe në një lokal me dy vajzat e tyre, morën një mesazh të tillë si: “Nëse pini kafe sërish në këtë vend, do t’iu vrasim me plumb në ballë”.

“Kemi pasur komente negative në rrjete tona sociale. Në shkurt të këtij viti patëm edhe kërcënim me vdekje.

Derisa po pinim kafe në një lokal na erdhi një mesazh në rrjetin tonë social që nëse pimë sërish kafe në atë vend, do na vrasin me plumb në ballë, me snajper. Për këtë kemi bërë kallëzim penal në Prokurori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat