Ishte duke punuar dhe bie nga pallati, vdes 28-vjeçari në Tiranë

Tirana

Ishte duke punuar dhe bie nga pallati, vdes 28-vjeçari në Tiranë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat