Pesë raste dhune, përndjekjeje dhe kërcënimesh ndaj vajzave në Tiranë / Tre prej tyre ndaj partnereve, raste edhe brenda familjes

Tirana

Pesë raste dhune, përndjekjeje dhe kërcënimesh ndaj vajzave në Tiranë / Tre prej tyre ndaj partnereve, raste edhe brenda familjes

Më: 25 mars 2026 Në ora: 11:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-ndaluan shtetasen I. K., 35 vjeçe, pasi u konstatuan shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-L. T., pasi dyshohet se ka kanosur motrën e tij përmes celularit;
-M. V., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rasteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin D. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. S., pasi dyshohet se ka përndjekur ish-të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin Gj. C., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat