Plazhet të mbushura edhe në Tetor

Turizëm

Plazhet të mbushura edhe në Tetor

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Pamjet që të ofron bregdeti i Durrësit ditën e parë të Tetorit, nuk ka asnjë dallim me ato të kulmit të sezonit turistik. Plazhi është i tejmbushur me pushues.

Temperaturat shumë të larta aspak tipike për mesin e vjeshtës kanë bërë që shumë qytetarë jo vetëm vendas t’i gëzohen diellit, por dhe detit.

Ata që kanë vendosur që pushimet t’i shtyjnë për në vjeshtë duket se kanë bërë një zgjedhje të mirë, pasi bregdeti i Durrësit në këto ditë të ofron qetësi, pastërti, por dhe çmime më të lira për hotelet.

Shumë të huaj nga shtete të ndryshme të botes vijojnë të vijnë të organizuar dhe veç plazhit, paketa e tyre turistike ka të përfshira dhe vizitën në zonën arkeologjike dhe historike të Durrësit antik që ka shumë për të ofruar.

Por dhe bregdeti i Vlorës nuk mbetet më pas. Dhe ai këtë fundjavë me diell dhe temperatura të larta ka pasur një numër të lartë frekuentuesish vendas dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat