​Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni i preferuar i miliona vizitorëve

Turizëm

​Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni i preferuar i miliona vizitorëve

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Mesdheu është padyshim një nga destinacionet turistike më të njohura në Evropë i cili tërheq çdo vit miliona vizitorë, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “A21”, (a21.com.mx).

Pikat e nxehta gjithnjë e më tërheqëse të Mesdheut juglindor ofrojnë një ndërthurje plazhesh të bukura, disa prej të cilave mund të rivalizojnë rërën e bardhë të Karaibeve, mrekullitë e një bote antike dhe një kuzhine të shkëlqyer.

Nëse kërkoni një arratisje të veçantë, autentike dhe jo pushime tradicionale vizitoni destinacionin e ri të Ballkanit, Shqipërinë e cila ofron pamje mahnitëse të plazheve dhe çmime të përballueshme!

Komisioni Evropian i Udhëtimeve konfirmoi në fillim të vitit 2023 se rritja më e madhe e numrit të turistëve është regjistruar në Shqipëri, një rritje prej 277% këtë verë krahasuar me 2013, e ndjekur nga Greqia me 147%, Turqia me 114% dhe Kroacia me 104%.

Shqipëria ofron një kombinim të plazheve të bukura, vendeve kulturore historike dhe kuzhinës tradicionale dhe të huaj.

Gjatë viteve të fundit është parë një rritje e popullaritetit në Rivierën Shqiptare, falë plazheve unike me rërë të bardhë, ujërave bruz dhe qyteteve mesjetare.

Tirana, kryeqyteti modern i Shqipërisë, së fundmi është shpallur Kryeqyteti i Rinisë Evropiane për shkak të reputacionit të saj si qendër e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Me jetën e saj të gjallë shoqërore dhe kulturore, ajo është e preferuara e nomadëve dixhitalë.

Megjithatë, pika më e fortë e Shqipërisë është përballueshmëria e saj si një destinacion mesdhetar, dhe hapja e saj ndaj të huajve.

Qyteti është një kombinim i përsosur i historisë, ushqimit dhe aventurës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat