Kinë: Fshati që magjeps turistët në ishullin de braktisur

Turizëm

Kinë: Fshati që magjeps turistët në ishullin de braktisur

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:34
Kinë: Fshati Houtouwan në ishullin Shengshan, tërësisht i mbuluar nga myshku

Gjatë dekadave, natyra ka rimarrë një fshat në një ishull të braktisur në Detin e Kinës Lindore

Ashtu si në përrallën e "Bukuroshes së Fjetur", një shtresë e harlisur bimësh ka mbuluar tërësisht shtëpitë në Houtouwan, një ish-fshat peshkimi në ishullin Shengshan në Detin e Kinës Lindore. 

Fshat në një ishull të largët 

Rreth 2,000 njerëz, shumica prej tyre peshkatarë, jetonin dikur në qytetin e vogël të largët dhe të vështirë për t'u aksesuar në bregun shkëmbor të Shengshan, rreth 90 kilometra nga brigjet e Shangait. 

I braktisur nga banorët 

Image
Kinë: Në fshatin Houtouwan të braktisur nga njerëzeit kanë mbetur pak fshatarë

Kur puna e tyre e palodhur nuk sillte më para të mjaftueshme, gjithnjë e më shumë banorë braktisën shtëpitë e tyre dhe u larguan në vitet 1990. Largësia e bëri që furnizimi i komunitetit në ishull të jetë shumë i vështirë. 

Kthimi në natyrë 

Image
Pamje e fshatit Houtouwan në ishullin Shengshan, Kinë

Që atëherë, natyra e ka rifituar gradualisht vendin, duke përzier shtëpizat e zbrazëta, që kalben ngadalë në peizazhin e pyllëzuar bregdetar. 

Vetëm një pjesë e vogël e fshatarëve mbetën, shumë pak për të ndaluar natyrën. Në vitin 2018, pesë persona thuhet se kanë jetuar në fshat, pa ujë dhe energji elektrike. 

Bimësia unike 

Megjithatë, bimësia unike rreth shtëpive, e stërmbushur kryesisht me dredhkë dhe hardhi, tani tërheq vizitorët e rastit në fshat. 

Image
Pamje e fshatit Houtouwan në ishullin Shengshan, Kinë

E famshme në Instagram 

Fotografët dhe turistët e kanë bërë vendin një vend të njohur në Instagram. Ndryshe nga vendet e tjera "të humbura", Houtouwan mund të eksplorohet lirisht. Banorët e fermave tani fitojnë para duke pritur njerëz në udhëtime ditore. 

Turistët janë të mirëpritur 

Autoritetet e ishullit fillimisht kërkuan që vendi të lihej vetëm, por tani shprehen se turistët janë të mirëpritur. Përveç platformave të vëzhgimit, në ishull është krijuar edhe akomodim për mysafirët nga bota. 

Image
Njerëzve u duhet të hapin rrugën me hanxhar duke prerë shkurret që kanë mbuluar gjithçka në fshatin Houtouwan të Kinës

Fshati xhungël 

Kthimi i njerëzve, të paktën gjatë ditës, nuk mund t'i ndalë përpjekjet e natyrës për të rimarrë fshatin. Këto ditë, pjesë të mëdha të Houtouwan janë të arritshme vetëm me ndihmën e një hanxhari./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat