Alpet Shqiptare më me shumë jetë pas markimit dhe tabelave në shtigjet e saj

Turizëm

Alpet Shqiptare më me shumë jetë pas markimit dhe tabelave në shtigjet e saj

Nga: Astrit Metaliaj Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Shpopullimit të fshatrave dhe zonave në Alpet Shqiptare po përpiqen t’i japin jetë turistët dhe të pasionuarit pas ecjes në shtigje në alpet shqiptare gjatë gjithë vitit.

Pikërisht për të bërë sa më të lehtë dhe sa më pak të rrezikshme këtë mënyrë të turizmit malor, një ekip i drejtuar nga biologu Astrit Metaliaj nderkohe dhe drejtues i shoqates Alpin ka nisur të hapë shtigjet dhe të bëjë markimin e tyre me shenjat përkatëse po ashtu vendosjen e tabelave informuese, drejtuese dhe treguese për të orientuar të pasjonuarit pas ecjes në male, si dhe turistët e shumte që vijnë enkas në këto zona për të shijuar madhështinë dhe bukurinë e natyrës. Per kete mbeshtetja nga CNVP Foundation dhe Prespa Oherid Nature Trust – PONT po vazhdon ne mbrojtje te biodiversitetit dhe zhvillimin e qendrueshem te zones.

Në këte vjeshtë të bukur, shënjimit i janë nënshtruar shtigjet që nisen nga Poligaja e Trokuzi, përgjatë zonës buferike të lumit të Gashit, dhe që lidhen me shtigjet në Balçinën dhe Kosheticën deri në luginën e bukur të Doberdolit që lidhet me vargun e maleve të mrekullueshëm të Shkelzenit pjesë e bjeshkëve të Tropojës.

Biologu tregon se po shfrytëzohen shtigjet e dikurshme që kanë përdorur banorë të zonës që kane sherbyer për lidhjen e bjeshkëve dhe banorëve ndërmjet tyre.

“Të gjitha shtigjet kudo në Shqipëri kanë qenë me perpara rrugë për kalim te komunitetit, ndaj ne nuk hapim shtigje të reja, permiresojme, ruajmë dhe markojmë ato të vjetrat. Ndaj turistët e huaj, por tashmë edhe ato shqiptarë e njohin gjuhën e markimit, ate me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”, thotë Metaliaj.

Prandaj shtigjeve drejt bjeshkëve të malësisë në Alpet shqiptare po i shtohet dhe një shteg i ri i cili lidhe jo vetem bjeshket e Tropojes nje qarkore e rendesishme por sherben si lidhje me shtigjet ne vellezrit tane ne Mal te Zi dhe Kosove duke kaluar ne malin e Gjorevices. Shtegu i ri po markohet dhe ashtu si gjithë të tjerët do të shënjohet në hartë, si dhe në një aplikacion të dedikuar për të pasionuarit pas ecjes në mal. Dhe pavarësisht përpjekjeve që bëhen që ky pasion të jetë sa më i sigurt, Astriti ka edhe një apel dhe këshillë për këdo që nis të përshkojë këto shtigje.

“E vetmja këshillë është që të ndjekin tabelat dhe shenjat por mos të largohen më shumë se 100 metra, nga shenjat, përndryshe të kthehen mbrapa dhe të kërkojnë në anën tjetër’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat