​Rritet numri i vizitorëve vendorë e të huaj në tetor

Turizëm

​Rritet numri i vizitorëve vendorë e të huaj në tetor

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në tetor 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 55 022,prej tyre 44,87%, ishin vendorë dhe 55,13% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2022, (42.050 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 30,8%.

Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar statistikat e hotelerisë për tetor 2023.

Sipas këtyre të dhënave, numri i net-qëndrimeve ishte 150.747, prej tyre 57,90% nga vendorët dhe 42,10% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës me 8.688 vizitorë dhe më 41.486 net-qëndrime.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me tetor 2022 ka rritje të vizitorëve për 14,2%. Në total, 30. 333vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre sipas shteteve prej nga vijnë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat