Rama: Guri i Kamjes, një prej destinacioneve turistike më të veçanta të Pogradecit

Turizëm

Rama: Guri i Kamjes, një prej destinacioneve turistike më të veçanta të Pogradecit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Guri i Kamjes, monument natyre tërheq nga viti në vit gjithnjë e më shumë turistë, gjatë verës dhe sezonit të dimrit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar Facebook se Guri i Kamjes është një monument ku natyra ka skalitur gjithë talentin e saj.

Guri i Kamjes, një monument ku natyra ka skalitur gjithë talentin e saj për të qenë edhe një prej destinacioneve turistike malore më të veçanta të Pogradecit”, shkruan Rama.

Guri i Kamjes, me lartësi 1461 metra mbi nivelin e detit ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës në Pogradec dhe asaj të Gorës të rrethit të Korçës.

Shkëmbinjtë ranorë, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull, në të cilin agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi.

Distanca nga Pogradeci deri në Gurin e Kamjes është 12,7 km me automjet dhe 2,7 km të tjera janë shtigje shëtitjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat