“Daily Star”: Skiatorët e huaj zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’

Turizëm

“Daily Star”: Skiatorët e huaj zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Shumë skiatorë të guximshëm me përvojë, po zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’ të shkojnë për pushimet dimërore.

Kështu shkruan në një artikull e përditshmja britanike “Daily Star” që thekson se ky vargmal në gadishullin e Ballkanit perëndimor, është një nga vendet më të mira në Evropë për të bërë ski.

Duke marrë parasysh pyjet e gjelbërta, luginat e mëdha, dhe peizazhet e mrekullueshme, nuk është për t’u habitur që 1500 kilometra katrorë të terrenit janë kaq shumë tërheqëse për skiatorët e huaj.

Maja më e lartë e alpeve që shtrihen në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi është Maja e Jezercës e cila është 8838 metra e lartë.

Dhjetori deri në shkurt është koha më e mirë për të vizituar pasi kushtet atmosferike janë ideale për të apasionuarit pas këtij sporti dimëror.

“Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar sesa plazhet e saj të mrekullueshme. Ajo është gjithashtu shtëpia e Alpeve spektakolare. Për ata që kërkojnë një arratisje në natyrë larg zonave turistike të ngarkuara, kjo është një vizitë e domosdoshme”, thonë ekipi i ekspertëve të udhëtimit.

Teksa pseudonimi “Bjeshkët e Nemuna” mund t’i frikësojë pak turistët e huaj, nuk dihet saktësisht pse ka një emërtim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat