Viti 2023 ishte një vit solid i rritjes në turizëm në Evropë duke përfshirë edhe perlën e fshehur, Shqipërinë, shkruan Dawit Habtemaria në një artikull të botuar në revistën amerikane “Skift”.
“Qiproja, Malta, Shqipëria dhe destinacione të tjera të nënvlerësuara regjistruan disa nga normat më të larta të rritjes së turizmit në Evropë vitin e kaluar”, sipas të dhënave më të fundit të “Eurostat”.
Evropa regjistroi mbi 2,6 miliardë netë qëndrime turistike në hotele dhe akomodime alternative midis janarit dhe tetorit.
Një komponent i kësaj ishte turizmi ndërkombëtar, i cili u rrit me 12,5%.
Shqipëria është një nga destinacionet me ritmet më të larta të rritjes së turizmit në 10 muajt e parë të 2023.
Eurostat vlerëson se turistët kaluan një rekord prej 2,9 miliardë netë në hotele dhe akomodime alternative në 2023, ose 1,6% më e lartë se 2,87 miliardë netë në 2019.
Për t’i shpëtuar destinacioneve më të ngarkuara të Evropës, disa operatorë turistikë po zgjerojnë udhëtimet e tyre në destinacione më pak të njohura si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat regjistruan disa nga normat më të larta të rritjes së turizmit.
“Ne mendojmë se Mali i Zi është emocionues. Ne mendojmë se Shqipëria është një vend shumë interesant për momentin ku turistët mund të përjetojnë eksperienca të shkëlqyera dhe të shohin një mënyrë të re jetese”, tha “Grant Thornton Albania”, një këshilltar lider i biznesit.
Evropa vazhdon të joshë udhëtarët e vetëdijshëm për buxhetin drejt destinacioneve të paeksploruara me një sektor mikpritjeje në lulëzim.