Rama nga Divjaka: Kemi një moment shumë të rëndësishëm të rritjes së interesit turistik për Shqipërinë

Turizëm

Rama nga Divjaka: Kemi një moment shumë të rëndësishëm të rritjes së interesit turistik për Shqipërinë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Divjakë, ku ka mbajtur një bashkëbisedim për projektet për të çuar para zhvillimin e zonës.

Ai tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi ka një rritje të interesit turistik, teksa shtoi se duhet bërë një lidhje e gjithë projekteve për zhvillim të mëtejshëm lokal.

Me Fondin e Zhvillimit kemi pasur disa eksperienca më të vogla në bashki të ndryshme të futjes së investimeve me një logjikë ekonomike. Investojmë dhe kërkojmë që të krijojmë të ardhura.

Në Divjakë, duke qenë se ka shumë potencial dhe janë bërë shumë gjëra, dhe tani duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjithave bashkë për të hartuar një projekt-pilot një zhvillimi rural të integruar, të futemi bashkërisht si, qeveria, bashkia, fondi i zhvillimit, komuniteti, donatorët dhe bizneset për të formuar një model të integruar, i cili do na shërbejë për më tej dhe t’ju themi bashkive të tjera ja ku e keni modelin”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat