​Bullgaria prezantohet në ekspozitat e turizmit në Bukuresht dhe Mynih

Turizëm

​Bullgaria prezantohet në ekspozitat e turizmit në Bukuresht dhe Mynih

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Ministria e Turizmit prezantoi Bullgarinë në edicionin pranveror të Panairit Rumun të Turizmit (TTR) 2024, të mbajtur në Bukuresht nga 15-18 shkurt. Ky është eventi më i rëndësishëm në Rumani për turizmin dhe këtë vit mbahet për herë të 49-të. Është e hapur si për profesionistët e industrisë ashtu edhe për publikun e gjerë, tha Ministria.

Stenda reklamuese e Bullgarisë mbulon një sipërfaqe prej 300 m2. Ky vend u përfaqësua me një numër rekord prej 34 bashkëekspozuesish, nga të cilët 30 kompani turistike dhe 4 komuna.

Stenda bullgare tërhoqi vizitorët me mundësitë për pushime buzë detit, golf, turizëm kulturor, pushime në qytet, spa etj.

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Mynih, i cili zhvillohet më 14-18 shkurt 2024, tërheq tradicionalisht interes të konsiderueshëm. Panairi i vitit të kaluar kishte 900 ekspozues nga 50 vende dhe rajone dhe rreth 160.000 vizitorë.

Mysafirët në stendën kombëtare bullgare, e cila mbulon një sipërfaqe prej 30 m2, tërhiqen nga mundësitë që ofron ky vend për vizita turistike gjatë gjithë vitit me trashëgiminë e tij të pasur kulturore dhe historike dhe natyrën frymëzuese. Shumë vizitorë treguan interes për pasuritë kulturore, historike dhe natyrore. Kërkesa e madhe ka edhe për turet turistike në vend, të cilat prezantojnë turizmin malor, turizmin aventuror etj. Në stenden bullgare së bashku me Ministrinë e Turizmit morën pjesë bashkitë bregdetare të Varnës dhe Sozopolit.

Pjesëmarrja e këtij vendi në ekspozitat ndërkombëtare turistike synon të prezantojë produktin turistik të larmishëm bullgar. Vizitorët në stendat bullgare njihen me kulturën e pasur të Bullgarisë, natyrën e bukur, produktet cilësore me çmime të arsyeshme në vendpushimet bregdetare dhe malore, ushqimin e shijshëm, verërat e shkëlqyera dhe mikpritjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat