Sogojeva: Kosova ka potenciale të mëdha për turizëm, e kanë lakmi shumë shtete

Turizëm

Sogojeva: Kosova ka potenciale të mëdha për turizëm, e kanë lakmi shumë shtete

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:10
Hysen Sogojeva

“Nëse e shikojmë si territor me këtë hapësirë kaq të vogël neve na kanë lakmi shumë shtete. Kemi potenciale të mëdha turistike, vetëm ato duhet më i implementu dhe me zhvilli turizmin në ato potenciale”.

Udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se Kosova ka potenciale të mëdha për turizëm.

Në “Reload” të Dukagjinit, Sogojeva ka thënë se shumë shtete ia kanë lakmi Kosovës potencialin që ka për turizëm, por, se duhet të zhvillohen potenciale.

“Nëse e shikojmë si sezon, ne duhet me iu adpatu asaj që e kemi. Ma tepër neve na konvenon sezona e dimrit, për arsye se vetë potencialet turistike që i kemi në Kosovë i ngjasojnë asaj, aty mund te zhvillohen lloje të ndryshme të turizmit, siç është malore, e mos ta flasim për potencialet e Bjeshkëve të Nemuna e Malet e Sharrit. Nëse e shikojmë si territor me këtë hapësirë kaq të vogël neve na kanë lakmi shumë shtete. Kemi potenciale të mëdha turistike, vetëm ato duhet më i implementu dhe me zhvilli turizmin në ato potenciale”, ka thënë Sogojeva.

Sipas Sogojevës, turizmi i është një veprimtari shumë fitimprurëse dhe që ndikon direkt në zhvillimin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat