Përmet/ Po eksploronte zonat turistike, dëmtohet turistja gjermane

Turizëm

Përmet/ Po eksploronte zonat turistike, dëmtohet turistja gjermane

Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:35
Përmet

Një turiste gjermane është dëmtuar teksa po eksploronte zonat turistike në Përmet.

Së bashku me disa turistë të tjerë gjermanë, 47-vjeçarja ishte duke eksploruar në këmbë në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”.

Duke bërë fotografi, turistja ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.

47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Si pasojë e plagëve të marra, ajo është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat