Arben Çipa, kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, tha në emisionin ‘Sintezë’ në News24, se në 4-5 vitet e fundit, ishin operatorët turistikë që kanë ndikuar në ardhjen e turistëve në grupe në Shqipëri.
Sipas tij, por së fundmi kemi një trend të rritjes së turistëve të pavarur, pra atyre që vijnë jo në mënyrë të organizuar nga tur operatorët.
Çipa tha se ajo që po ndodh është se jo çdo gjë kontrollohet sot nga operatorët turistikë, pasi kemi trendin e turistëve të pavarur, që kanë një eskperiencë të turizmit dhe eksplorojnë një vend të ri.
Ai tha se nga Korfuzi, turistë të mirëfilltë hyjnë 3500-4000 turistë çdo javë dhe këtu nuk përfshij turistët ditorë.