Çfarë është lëngu i kuq në paketimin e mishit, nuk është gjak…

Ushqime

Çfarë është lëngu i kuq në paketimin e mishit, nuk është gjak…

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Kur blejmë mish të kuq, përfshirë dhe biftekë, shohim një lëng të kuq në fund të paketimit që ju keni menduar që është gjak.

Megjithatë është zbuluar që nuk është gjak, por një proteinë.

Proteina i jep mishit dhe lëngut të tij, ngjyrën e kuqe dhe është shumë normale ta gjejmë në paketim.

Njëlloj si hemoglobina, ajo çon oksigjenin në muskujt e kafshëve sipas “New York Times”.

Ajo ndryshon ngjyrën kur ekspozohet në ajër dhe nxehtësi, arsyeja që mishi bëhet kafë kur skuqet ose qëndron për shumë kohë në paketim.

Diçka tjetër për t’u ditur është që lëngu i kuq që del nga bifteku i papjekur mirë nuk është ajo që mendoni, por shkaktohet nga e njëjta proteinë.

Biftekët që shërbehen të papjekur mirë nuk i ekspozohen nxehtësisë aq sa mishrat e pjekur mirë dhe kanë më shumë nga kjo proteinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat