Ju prishen vazhdimisht pasi i lani, me këtë truk do t'i ruani luleshtrydhet në frigorifer për shumë kohë

Ushqime

Ju prishen vazhdimisht pasi i lani, me këtë truk do t'i ruani luleshtrydhet në frigorifer për shumë kohë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Ngjyra e kuqe dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë nga frutat më të pëlqyera të shportës së pranverës, por edhe ndër më të pasurat me vlera ushqyese. Luleshtrydhet kanë veti diuretike, antiinflamatore dhe mbrojnë organizmin ngda veprimi i radikalev të lira. Këto të fundit shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Ato janë të pasura po ashtu me vitaminë C, acid folik, magnez, kalium, vitamina B5 dhe B6, magnez, roflavinë, flavonoide dhe shumë antioksidantë. Sipas studiuesve sa më e kuqe të jetë luelshtrydhja, aq më i lartë është numri i antioksidantëve i përqëndruar në të.

Përpos të gjitha lajmeve që qarkullojnë për pesticidet që gjenden te luleshtrydhet, sot do t'ju tregojmë një sekret që ndoshta nuk e kishit dëgjuar a imagjinuar kurrë. 

Pasi t’i lani, duhet t’i thani mirë. E kjo nuk nënkupton vetëm mbështjelljen e tyre me një letër për t’i thithur ujin, sepse edhe sasia më e vogël e tij, mund të nxisë prishjen më të shpejtë të luleshtrydheve.

Ajo që duhet të bëni është t’i thani për 30 sekonda me një tharëse flokësh të graduar në nivelin minimal të nxehtësisë. 

Sipas nutricionistëve ky veprim parandalon qullosjen dhe prishjen e tyre nëse ju i fusni në frigorifer të lagura, kështu që provojeni sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat