Vlora gati për festë/ Qyteti i flamurit përgatitet të kremtojë festën e pavarësisë

Vlora

Vlora gati për festë/ Qyteti i flamurit përgatitet të kremtojë festën e pavarësisë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Vlorë

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë po përgatitet për festë. Grupe folklorike fëmijësh nga të gjitha trevat  do të bëhen bashkë e do ti këndojnë flamurit në një koncert me të njëjtin titull.

Por sipas drejtorit të muzeut ky do të jetë vetëm një prej aktiviteteve të planifikuara për  28 nëntor.

Por vendas dhe të huajt  nuk  kanë pritur festat për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë. Qendra e festës në Vlorë pritet të jetë në Muzeun e Pavarësisë.

Qyteti ende nuk është zbukuruar, por atmosfera ka nisur të ndjehet nëpër familje disa prej të cilave i kanë vendosur flamujt nëpër ballkone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat