“Tempulli” në Vlorë/ Shiste drogë në qytet dhe mbante armë pa leje, arrestohet 52-vjeçari

Vlora

“Tempulli” në Vlorë/ Shiste drogë në qytet dhe mbante armë pa leje, arrestohet 52-vjeçari

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Me iniciale S. H., policia e ka kapur në flagrancë në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur lëndën e dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që 52-vjeçari e mbante pa leje.

Arma dhe 500 doza kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat