Zjarr në një lokal në Vlorë

Vlora

Zjarr në një lokal në Vlorë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

 Në mbrëmjen e djeshme në fshatin Kotë në Selenicë të Vlorës një lokal është përfshirë nga flakët.

Biznesi në pronësi të 52-vjeçarit D.K është djegur në pjesën e brendshme të ambientit, ku nuk është rregjistruar asnjë i lënduar.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ku policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

‘Sot, gjatë natës, në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në brendësi të një lokali, në pronësi të shtetasit D. K., 52 vjeç, ku janë shkaktuar dëme materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit’, citohet në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat