Iu gjet armë poshtë dyshekut, pranga 59-vjeçarit në Vlorë

Vlora

Iu gjet armë poshtë dyshekut, pranga 59-vjeçarit në Vlorë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Vlorë

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Stefan Thanasko.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 5”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Mbante në banesë, armë zjarri, armë gjahu dhe municion për to, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Sekuestrohen armët dhe municioni luftarak.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë, në banesën e tij, në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 5”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Th., 59 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat