Tentoi të kontrabandonte fishekzjarrë nga porti i Vlorës, nën hetim 39-vjeçari

Vlora

Tentoi të kontrabandonte fishekzjarrë nga porti i Vlorës, nën hetim 39-vjeçari

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar nga Vlora është nën hetim në gjendje të lirë pasi tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike nga porti i Vlorës.

Policia Kufitare, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të vendit, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm automjetin tip “Benz”, me drejtues F. S.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi disa pako me fishekzjarrë, të padeklaruara. Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat