Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin, plagoset pasagjeri

Vlora

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin, plagoset pasagjeri

Më: 1 janar 2024 Në ora: 20:02
Policia

Aksident në Vlorë. Ngjarja ndodhi në orën 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”.

“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat