Kokainë në patate, si tentoi të futej lënda narkotike në burgun e Vlorës, bie në pranga i afërmi i të dënuarit

Vlora

Kokainë në patate, si tentoi të futej lënda narkotike në burgun e Vlorës, bie në pranga i afërmi i të dënuarit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 10:47
Policia e Shtetit

I afërmi i një të burgosuri në burgun e Vlorës ka tentuar të fusë lëndë narkotike në ambientet e brendshme të qelisë.

Sipas burimeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar qytetarin, i cili kishte fshehur kokainën në brendësi të patateve, të cilat do i jepeshin të burgosurit.

Lënda narkotike u konstatua gjatë kontrollit me skaner të ushqimeve, teksa i afërmi i të burgosurit i prangos.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat