Aksident në Vlorë, makina përplas 8-vjeçarin! I mituri transportohet drejt spitalit

Vlora

Aksident në Vlorë, makina përplas 8-vjeçarin! I mituri transportohet drejt spitalit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në rrugën “Pelivan Leskaj”. 

35-vjeçari M. Gj., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Vlorë/Informacion paraprak! Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat