E rëndë në Vlorë, gjendet një trup i pajetë në “Ujin e Ftohtë”, detajet e para

Vlora

E rëndë në Vlorë, gjendet një trup i pajetë në “Ujin e Ftohtë”, detajet e para

Më: 4 janar 2024 Në ora: 09:51
Policia

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Sipas informacioneve trupi i përket një gruaje, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat