Forca të shumta policie në Vlorë, Sokol Sinomataj merr leje nga burgu për varrosjen e të birit të vrarë me snajper

Vlora

Forca të shumta policie në Vlorë, Sokol Sinomataj merr leje nga burgu për varrosjen e të birit të vrarë me snajper

Më: 9 janar 2024 Në ora: 11:40
Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë për ruajtjen e Sinomatit

Sokol Sinomataj, babai i Gëzim Sinomataj, 23-vjeçarit të vrarë me snajper në qytetin e Vlorës, ka marrë leje nga burgu këtë të martë për të përcjellë në banesën e fundit të birin e ndjerë.

Vrasja me snajper e 23-vjeçarit në Vlorë, ka sjellë në vëmendje edhe njëherë përplasjen e bandave të viteve 1997-2000.

Sokol Sinomataj është një prej anëtarëve të grupit të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si “Gaxhai”.

Grupi kriminal i krijuar në vitet e errëta 97’ bëri krime nga më të ndryshmet, si vrasje, pengmarrjeve, edhe sulm ndaj komisaritatit. Pjesë e grupit ka qenë edhe Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”. Ky i fundit në vitin 2000 është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës, i cili në fakt rezultoi se u vra gabimisht, pas tentativës për të ekzekutuar Sokol Nuhon. Mbi të kanë rënduar disa akuza, pasi ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë për ruajtjen e Sinomatit, i cili ka lënë ambientet e burgut dhe do të marrë pjesë në varrimin e të birit.

Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i Xhelitajve në Lagjen “Çentrale”, grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”. Gazmir Braka i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar, në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.

Sulmi i fundit ndaj familjes Sinomataj ishte 2 vite më parë, kur vëllait të Sokolit, Bernardit i vunë tritol në automjet. Ndërkohë, shokët e grupit, një pjesë e madhe janë vrarë, ndërsa edhe ata që jetojnë akoma kanë qenë shpesh pre e sulmeve me armë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat