Mungesa e një tregu për shitjen e peshkut, i detyron peshkatarët vlonjatë që peshkun e kapur gjatë ditës ta shesin anës rrugës.
Dita e sotme ka qenë me fat për këta peshkatarë që dalin me varka nga zona e ujit të ftohtë, pasi ata kanë zënë shumë peshk në rrjetat e tyre ku kishte dhe një lloj toni.
“Shkak të saj kilogrami i peshkuar do shitet nga peshkakatarët 300 lekë kg, ndërkohë që në sezonin veror ky peshk shitet tre herë më shumë”- thonë qytetarët.
Por për peshkatarët mbetet shqetësim mungesa e një merkatoje peshku e cila është ndërtuar në tri port, por jashtë funksionit dhe ata detyrohen që peshkun ta tregtojnë në trotuaret e ujit të ftohtë në Vlorë.