Moti i keq ka përfshirë të gjithë shqipërinë, për këtë arsye kapiteneria e Vlorës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë pezulluar lundrimet. Këto anullime kanë ardhur përshkak të motit të keq.
Lundrimet janë pezulluar për anijet e peshkimit dhe tragetet, pasi pritet që dallget në det të shkojnë deri në 3.5 metra.
Mësohet lundrimet do të mbeten të pezulluara deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.