Ndezi zjarr në oborrin e banesës, 74-vjeçari në Vlorë pëson djegie, dërgohet në spitalin e Traumës

Vlora

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, 74-vjeçari në Vlorë pëson djegie, dërgohet në spitalin e Traumës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç.

I cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”.

74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat